BE, kredi për transportin hekurudhor Shqipëri – Kosovë – Serbi

 

Bashkimi Europian do të miratojë 96 milionë euro kredi për infrastrukturën e transportit hekurudhor në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë. Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, tha se projektet në këtë fushë do të ndihmojnë në tërheqjen e investitorëve të huaj.

Përfshirja e vendeve të rajonit në një korridor të vetëm do të lehtësojë zhvillimin më shumë se sa politikat e veçuara të shteteve. Përveç kësaj, Hahn tha se nevojitet përdorimi i mirë i infrastrukturave, jo thjesht ndërtimi i tyre.

“Investimet pa reforma nuk kanë kuptim. Masat e buta janë të vlefshme sepse ato i shtojnë vlerë investimeve prioritare,” – u shpreh Komisioneri për Zgjerimin.

BE gjithashtu do të investojë për arritjen e eficiencës së energjisë në ndërtesat rezidenciale dhe projektet hidro.

Pin It