BE propozon 510 miliardë euro në 2021 për rimëkëmbjen ekonomike

Në vitin 2021, vendet e BE-së do të kenë në dizpozicion rreth 510 miliardë euro për të nxitur daljen nga kriza përmes burimeve europiane.

Kjo është ajo që po kërkon Komisioni Europian, i cili ka paraqitur propozimin e tij për buxhetin e Unionit për vitin 2021, i pari BE-27 pa Britaninë e Madhe, që do të fillojë periudhën e parë të programimit shtatë vjeçar.

Propozimi 2021 parashikon 166,7 miliardë euro angazhime (-9,7% në raport me 2020) dhe 163,5 miliardë pagesa (+ 0,8%), që do të jenë kësti i parë i buxhetit shumëvjeçar 2021-2027 prej 1,100 miliardë eurosh të shpresuara nga Komisioni i BE më 27 maj.

Brukseli parashikon t’i shtojë 344 miliardë euro këtyre burimeve (211 në kredi dhe 133 në subvencione) nga fondi i rimëkëmbjes, riquajtur “Next Generation Eu”, për një total prej 510 miliardë.

Sidoqoftë, i gjithë propozimi do të duhet të rishqyrtohet dhe përshtatet pasi qeveritë europiane dhe Parlamenti i BE të bien dakord për të gjithë planin e rimëkëmbjes. Ndryshe nga buxheti i vitit 2021, alokimi i burimeve të fondit të rimëkëmbjes nuk do t’i nënshtrohet miratimit nga Parlamenti i BE-së.

ata

Pin It