60% e prodhimit të perimeve shqiptare drejtë BE-së

Bujqësia vazhdon të mbajë një peshë kryesore në totalin e treguesit të eksporteve shqiptare drejt tregjeve të huaja dhe vendet e Bashkimit Europian, duke  eksportuar rreth 60% në sektorin e perimeve.

Eksportet e produkteve bujqësore “made in Albania”,  u rritën gjatë vitit 2017 me 5.2 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë, duke shënuar vlerën totale prej 31.4 miliardë lekë.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, trendi i rritjes progresive të eksporteve po njeh rekord, nisur nga kërkesa e tregut të huaj për produkte bujqësore shqiptare si domate, trangujt, speca, agrume etj.

Sipas të dhënave zyrtare, volumi tregtar në sektorin e bujqësisë kapi vlerën 145.7 miliardë lekë me një rritje prej 8.2 % krahasuar me vitin 2016.

Ekspertet e bujqësisë shprehen se mbështetja me subvencione dhe politikat lehtësuese te qeverise po nxitin fermerët për të rritur sipërfaqet e mbjella dhe shtuar prodhimin bujqësor vendas, me rritje progresive te vazhdueshme, duke plotësuar nevojat e tregut vendas por edhe kërkesat për eksporte.

Partneri tregtar kryesor i Shqipërisë vazhdon të jetë Italia, duke zënë në total 52% të volumit të eksporteve dhe 30% të importeve. /ATA/

Pin It