Aloe Vera në mjekësinë Islame

 

Aloe Vera është një bimë tropikale me gjethe të tulta në formë shtize. Këto gjethe kanë një llojllojshmëri të përdorimeve mjekësore.

Lista e mrekullueshme e përfitimeve të Aloe Vera është shumë e gjerë dhe njerëzimi e ka përdorur këtë bimë për aplikime të brendshme dhe të jashtme për më shumë se 5000 vjet. Pjesa më e madhe e gjethes së Aloe Vera është e mbushur me një substancë si xhel, e cila është përafërsisht 99% ujë.

Aloe përmban mbi 200 përbërës aktive duke përfshirë vitaminat, mineralet, aminoacidet, enzimat, poli-sakaridet dhe acidet yndyrore.

Nubaih bin Vehb ka thënë se Omer bin Ubejd bin Ma’mar (r.a) kishte një ankesë për sytë e tij. Ai dërgoi (dikë) te Aban bin Osmani  (transmetuesi Sufjani ka thënë se ishte shefi i pelegrinëve gjatë sezonit të haxhit ) duke i kërkuar atij se çfarë duhej të bënte për t’u shëruar. Ai i tha: “Apliko aloet mbi sy, sepse kam dëgjuar Osmanin (r.a) duke e transmetuar këtë në autoritetin e të Dërguarit të Allahut (s.a.s).”  [ I klasifikuar si Sahih nga Suneni Ebu Davud, Libri 10, Hadithi 1834]

Është transmetuar nga Kajs ibn Rafi el-Kajsi se i Dërguari i All-llahut, bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “A e dini se sa shërim ka në dy gjëra të hidhura: Aloe Vera dhe majdanozi?” [Transmetuar nga Ebu Davud dhe Bejhekiu]

U transmetua nga Ummu Seleme, se: “I Dërguari i All-llahut, bekimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, hyri tek unë kur vdiq Ebu Seleme dhe unë vura aloe vera në syrin tim. Ai tha: “Ç’është kjo, Ummu Seleme?” Thashë: “Është aloe vera, O i Dërguari i Allahut; nuk ka parfum në të “. Ai tha: “Kjo e bën fytyrën të ndritshme, prandaj mos e përdorni atë përveçse natën, dhe mos e përdorni parfumin kur pastroni flokët tuaj, ose këna sepse është bojë”. Unë i thashë: “Çfarë duhet të përdor kur të kreh flokët , O i Dërguari i Allahut? “Ai tha:” Përdorni gjethet e zambakëve të ujit, mbuloni kokën me to”. [Transmetuar nga El-Nasai dhe Ebu Davudi].

El-Baghdadi ka thënë: “Aloe vera është një bimë që vilet, shtypet dhe lihet për t’u thatë. Ajo largon efektet e anësore të barnave mjekësore nëse ato përzihen bashkë dhe është e dobishme në rastet e ënjtjes së qepallave. Ndihmon zhbllokimin e mëlçisë dhe shëron verdhëzën. Gjithashtu është shumë e mirë për shërimin e ulçerës së stomakut “.

Shumica e njerëzve e njohin Aloe Vera për vetitë e saj në shërimin e lëkurës ose përfitimet e saj ndihmuese të tretjes. Përveç kësaj, Ibn Kajjim ka thënë se gjithashtu ndihmon për të pastruar sekrecionet e tepërta të stomakut.

Aloe Vera përmban pothuajse 75 përbërës të njohur dhe më shumë se 200 lëndë përbërëse që e bëjnë bimë potente mjekësore. Këtu përfshihen:

• Enzimat që ndihmojnë në tretje dhe zvogëlojnë inflamacionin;
• Të gjitha vitaminat, përveç D;
• Mineralet e nevojshme për funksionimin e enzimave;
• Sheqerna me zinxhir të gjatë për të ri-balancuar sistemin e tretjes;
• Saponinet, të cilat kanë efekt anti-mikrobik;
• 20 nga të 22 aminoacidet.

Dobitë e Aloe Verës

1. Detoksifikimi: Lëngu i Aloe Veras është detoksifikues natyral, e po ashtu është plot me vitamina e minerale që ndihmojnë trupin tonë.
2. Çrregullimet e tretjes: Është i dobishëm në rastet e aciditetit në stomak, qetëson ezofagun dhe çliron refleksin e acidit.
3. Shëndeti i gojës: Është jashtëzakonisht i dobishëm për gojë dhe mishin e saj.

4.Përkujdesja ndaj lëkurës: Është zbuluar të jetë jashtëzakonisht efektiv në pastrimin e psoriazës në testet laboratorike. Ka po ashtu disa dobi të tjera për lëkurën, përfshirë:

• Heqje natyrale e akneve;
• Heq toksinat nga lëkura;
• Largon gërvishtjet dhe shenjat;
• Zvogëlon inflamacionin;
• Rigjeneron lëkurën.

5. Diabeti: Një gjysmë luge e lëngut e konsumuar për 14 javë është dëshmuar të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak me 45 për qind.

6. Menaxhon peshën: Lëngu i Aloe Veras është përdorur për shumë vite si ndihmesë për humbjen e peshës.

7. Ndihmon imunitetin: Është përplot antioksidantë të cilët kundërshtojnë radikalet e lira dhe fuqizojnë sistemin e imunitetit.

8. Ndihmon tek djegiet: Xheli i Aloes mund të shërojë dhe ripërtërijë lëkurën pas djegieve.

 

Pin It