Etika e të pirit ujë në Traditën Profetike

Uji është një lëndë ushqyese e rëndësishme e cila siguron shëndet të mirë. Uji është i pranishëm në më shumë se 65% në organizmin e të rriturit. Të gjitha proceset vitale të trupit të njeriut funksionojnë me ujë. Uji është në fakt lënda ushqyese më e rëndësishme për trupin pas oksigjenit. Ai është një lloj karburanti që kontribuon në mënyrë aktive për funksionimin e mirë të organeve. Megjithatë, pirja e ujit ka një etikë të veçantë, të cilën duhet ta dinë të gjithë.

Doktoresha Stephanie Long, pjesë e One Medical në San Francisco, ka thënë për Daily Mail se pirja e ujit në gllënjka të mëdha mund të shkaktojë efekte anësore si urinimi i tepërt që mund të krijojë probleme për zemrën dhe veshkat. Ky studim është një argument shumë i mirë për të vërtetuar dhe këshillën e Profetit tonë të nderuar (s.a.s) në lidhje me etikën e të pirit ujë.

Në një transmetim të Enes ibn Malikut thuhet se Pejgamberi (s.a.s) pinte ujë me tri frymëmarrje të ndara nga njëra-tjetra, dhe thoshte: “Kjo mënyrë e shuan më mirë etjen, është më e këndshme dhe më e shëndetshme.” [Muslimi ]

Kjo mënyrë është tepër efikase për të shuar etjen dhe më e shëndetshme, siç ka thënë Pejgamberi (s.a.s), shërben edhe për të siguruar më mirë përshtatjen me temperaturën e stomakut, duke mos e mbushur atë menjëherë me substanca të ftohta.

Pjesë e etikës së të pirit ujë, është fillmi i pirjes së ujit me “Bismilah” me emër të Zotit, të pihet me dorën e djathtë, duke qenë ulur dhe me tre gllënjka. Profeti ka këshilluar të mos frysh brenda gotës dhe pas përfundimit është pjesë e etikës të falenderosh Zotin duke thënë “Elhamdulilah”.

 

Pin It