FRANCË – Rihapet Eifel

Monumenti i njohur francez, kulla Eiffel, që dominon Parisin nga lartësia prej 324 metra, rihapet sot për publikun duke shpresuar të tërheqë banorët e rajonit parizian në mungesë të turistëve tradicionalë të huaj, gjithnjë e më të rrallë në kryeqytet.

Ky monument, që është zakonisht një prej më të frekuentuarve në botë me shtatë milionë vizitorë në vit, sipas menaxherëve të tij, u mbyll më 13 mars për shkak të epidemisë së COVID-19, para vendosjes së kufizimit të përgjithshëm në Francë, më 17 mars.

Emblema e Parisit, e njohur botërisht, nuk hoqi dorë, përgjatë këtyre tre muajve nga nga ndriçimet e saj të natës, pika kryesore e së cilës është “ndriçimi” dy rreze drite me një rreze prej 80 kilometrash.

Rreth 336 projektues kontribuojnë në këtë spektakël si dhe 20 000 llamba të shpërndara në strukturë për ta bërë ndërtesën të shkëlqejë pesë minuta në fillim të çdo ore të natës.

Vizitorët do të mund ta mbushin duke nisur nga ora 10:00 (08:00 GMT).

Pin It