Kalendari historik: 25 qershor

26 Qershori është dita e 177 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 188 ditë.

Ngjarje

1945 – Përfaqësues të 50 vendeve u mblodhën në San Francisko të Kalifornisë për nënshkrimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Organizata e re zevendësonte Lidhjen e Kombeve, e cila kishte dështuar të plotësonte premtimin a qëllimin për të cilën u krijua në fund të Luftës së parë Botërore; të parandalonte rendin e ri botëror të Hitlerit, dhe doktrinën militariste japoneze të Azisë për aziatikët; fundin e të cilave solli Lufta e dytë.

1963 – Presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e tij “Ich bin ein Berliner”, duke theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore, ndërsa Gjermania Lindore e mbështetur nga sovjetikët kishte ngritur murin e Berlinit.

2000 – Presidenti Klinton shpall përfundimin e fazës së parë të plotësimit të informatave gjenetike të njeriut; quhet ndryshe gjenomi që shprehet në formën e helikës së dyfishtë ose ADN. Studimet krahasuese të gjenomit mes gjitarëve sugjerojnë se nga evoluimi njeriu ka ruajtur vetëm rreth 5 %  të gjenomit njerëzor që prej ndarjes nga linja e përbashkët e gjitarëve rreth 200 milionë vjet më parë. Njeriu ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të gjeneve të nuhatjes dhe ndjesisë gjatë evolucionit, gjë që shpjegon ndjesinë dhe nuhatjen e dobët të njeriut krahasuar me shumicën e gjitarëve të tjerë – disa prej këtyre shqisave njeriu i humbi ndërsa evoluoi të parit me ngjyra, aftësi që shumë kafshë të tjera gjitare nuk e kanë.

2006 – Republika e Malit të Zi bëhet anëtari i 192 i Kombeve të Bashkuara.

Lindje

1824 – William Thomson, fizikant anglez

1892 – Pearl S. Buck, letrare amerikane

1917 – Idriz Ajeti, shkrimtar dhe akademik shqiptar

1925 – Pavel Ivanovič Beljajev, kosmonaut sovjetik

1947 – Peter Sloterdijk, filozof gjerman

1936- Rexhep Qosja ,historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar

Vdekje

2009 – Michael Jackson, muzikant, këngëtar, autor, kompozitor, koreograf, prodhues dhe valltar amerikan

1994 – A. den Doolaard, shkrimtari hollandez

Festa dhe përvjetore

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Dita Botërore e Luftës kundër Drogës.

 

Pin It