Ecja dhe gjumi, dy sekretet e përmirësimit të memories

brain

Shkencëtarët kanë zbuluar dy sekrete të reja për përmirësimin e memories. Sipas një studimi të publikuar muajin e kaluar tek revista Current Biology, aktiviteti fizik katër orë pasi keni studiuar ju ndihmon që ta memorizoni më shpejtë informacionin.

Ndërsa një studim i ri sugjeron se marrja një sy gjumë menjëherë pasi keni studiuar ndihmon gjithashtu që ta memorizoni më mirë informacionin. “Gjumi ndihmon në transformimin e kujtesës afatshkurtër në afatgjatë, duke i bërë më të forta lidhjet midis tyre dhe kujtimeve të vjetra dhe mundëson përfshirjen e eksperiencave të reja tek njohuritë e përgjithshme dhe kuptimi për botën”, shpjegon Sara Mednick, profesoreshë e psikologjisë tek Universiteti i Kalifornisë, Riverside.

Mednick udhëhoqi studimin e publikuar këtë muaj tek “Procëdings of the National Academy of Sciences”, ku përshkruhet roli që luan sistemi nervor autonomik i trupit tek konsolidimi i kujtesës.

Studimi i kërkoi  81 meshkujve dhe femrave të zgjidhnin disa probleme me fjalë. Pasi përfunduan detyrën 60 vullnetarë morën një sy gjumë për 90 minuta, ndërsa të tjerët panë një video. Hulumtuesit shkencorë monitoruan aktivitetin e rrahjeve të zemrës tek grupi i parë i vullnetarëve, që morën një sy gjumë pas studimit.

Në fund të ditës, të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua edhe njëherë që të zgjidhnin problemet me fjalët për herë të dytë. Disa nga këto probleme ishin të njëjta me të parat, ndërsa disa të tjerë ishin të reja. Në fund hulumtuesit shkencorë panë që grupi që mori një sy gjumë i kishte zgjedhur problemet më mirë se grupi tjetër, që panë video.

 

Pin It