Social Progress Index: Më mirë jetohet në Finlandë, Shqipëria e 52-ta

Finlanda është shteti me nivel jetese më të mirë, Zambia shteti me mirëqënien më të ulët, ndërsa Shqipëria renditet e 52-ta nga 160 vende. Renditja i takon “Social Progress Index”, studim ky i cili ka listuar shtetet me përparim më të madh në përmbushjen e nevojave themelore dhe rritjen e cilësisë së jetesës.

Më të mirët e kësaj liste nuk janë detyrimisht vendet me PBB më të lartë, pasi si kriter matës janë përdorur ndër të tjera kujdesi shëndetësor, niveli i krimit, mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Lista kryesohet nga Finlanda e ndjekur nga Kanadaja, Danimarka, Australia, Zvicra, Suedia, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Islanda. Ndërsa Gjermania renditet e 15-ta, Franca e 17-ta dhe SHBA e 19-ta.

Nga vendet e rajonit më mirë vlerëesohet Sllovenia, pas saj Kroacia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina. Renditja mbyllet nga Sudani, Vietnami dhe Zambia.

Pin It