BQE paket të re masash, zeron normën bazë të interesit

1457615727bqe

Banka Qendrore Europiane ka shkurtuar normën bazë të interesit në zero për qind, nga 0.05% që ishte. Ky veprim ka ardhur në kuadër të një pakete masash që synojnë të nxisin ekonominë e Eurozonës. Ndërkohë që ajo pritet që të zgjeroj më tej programin e masave lehtësuese duke futur në treg më shumë para. Kështu këtë herë ajo nuk do të vej në dispozicion më 60 miliard euro por 80 miliardë të cilat do të përdoren për blerjen e bondeve të korporatave, si dhe borxhet e qeverive. Banka ka vendosur gjithashtu të reduktojë edhe më tej kuotën e depozitës së saj. Aktualisht kuota llogaritet në minus 0.4 për qind, një rënie nga minus 0.3 për qind, që do të thotë se bankat mund të paguajnë më shumë për të depozituar fondet në BQE.
Paketa e masave që parashikonte vendimin për uljen e normës së interesit ka qenë më radikale nga sa prisnin investitorët, raporton BBC. Menjëherë pas kësaj tregjet financiare kanë reaguar pozitivisht me bursën e Frankfurtit duke u rritur me 2.3 për qind dhe atë të Parisit me 3 për qind.

Pin It