Ndërtimi i parkut te liqeni, bashkia takim me shoqërinë civile disa largohen

Degjesa me shoqerine civile (1)

Bashkia e Tiranës ka pritur sot pjesëtarë të ndryshëm të shoqërisë civile, ambientalist dhe përfaqësues të shoqatave ambientaliste të ndryshëm për një dëgjesë në lidhje me master planin e ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijët te parku i liqenit.

Por ndërkohë që po shpjegoheshin detaje në lidhje me projektin disa përfaqësues të shoqatave mjedisore u larguan duke mos e dëgjuar deri në fund. Nduke marr shkas nga ky veprim bashkia e tiranë tha se se qëllimi kryesor i tyre nuk është diskutimi për gjetjen e një zgjidhjeje, por vetëm show mediatik i këtij grupimi. Në takimin e sotëm, Bashkia e Tiranës prezantoi disa elementë të rinj të draft- master planit për zgjerimin e Parkut të Liqenit, në të cilin parashikohet të paktën dyfishimi i sipërfaqes aktuale të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Në njoftimin e Bashkisë thuhej se ky dikaster mbetet i hapur ndaj kërkesave të atyre grupimeve që janë vërtet të interesuara për të dëgjuar e diskutuar mbi çështje që shqetësojnë opinionin publik.

Degjesa me shoqerine civile (3) Degjesa me shoqerine civile (2)

Pin It