“Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”, bashkia nderon Orkestrën Frymore të FA

Për disa dekada Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka qënë pjesë e veprimtarive kulturore, artistike dhe veçanërisht atyre ceremoniale, protokollare dhe festive të organizuara në kryeqytet.

Në këtë mënyrë Bashkia e Tiranës në një ceremoni të veçantë e ka nderuar Orkestrën e FA me titullin

“Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”. Kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi medaljen Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka teksa falënderoi Forcat e Armatosura për kontributin e tyre të vazhdueshëm në ndihmë të qytetarëve.

“Në ditë si sot, ku ne Tiranë edhe në të gjithë Shqipërinë festohet, ne kujtohemi që janë ata që janë me uniformë, qoftë kjo uniforma e ushtrisë, qoftë kjo uniforma e policisë, qoftë ajo e zjarrkëses, qoftë kjo rroba e bardhë e mjekut që këto festime dhe kjo hare nuk do të ishin të mundura, nëse nuk do kishim garancinë e atyre që shërbejnë, edhe në vigjiljen e Krishtlindjeve, në datën 25, edhe në vigjilje të Vitit të Ri, në datë 31, 1 dhe 2.

Ndaj, një falenderim të veçantë për të gjithë ata, në çdo cep të Shqipërisë që vazhdojnë dhe shërbejnë ditët e festave, për t’u siguruar që festat shkojnë të qeta dhe që hareja vazhdon, me garancinë e shërbimit të tyre, në krye të detyrës”, tha Veliaj./Tiranapost/

 

Pin It