INSIG, nis procedura e tenderit: Paraqiten 4 oferta

insig_1

Ashtu siç është bërë me dije edhe më përpara kompania e sigurimeve shoqërore (“INSIG”) në administrim të plotë nga shteti, do të privatizohet. Në tenderin e hapur sot për shitjen e 100% të aksioneve të “INSIG”  kanë ardhur 4 oferta për blerjen e sajë, ndërsa nuk bëhet e ditur oferta e tyre. Në komisionin e vlerësimit të ofertave, bënin pjesë dy përfaqësues të MZHETTS, dy përfaqësues të INSIG sh.a dhe tre përfaqësues të Ministrisë së Financave. Ja katër kompanitë që kanë bërë ofertat për blerjen e “INSIG”

  1. Shoqëria Eurosig sh.a.
  2. Bashkimi i operatorëve Recovered Earth Technologies dhe Shyqyri Duraku
  3. Shoqëria Balfin sh.p.k
  4. Bashkimi i operatorëve Kastrati dhe Albsiguracion

Në përmbushje të procedurës së parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka filluar procedurën e privatizimit të shoqërisë dhe ka përgatitur dokumentacionin e tenderit. Për këtë qëllim, Ministria ka përzgjedhur shoqërinë e auditimit BDO Albania sh.p.k për të vlerësuar paketën e 100 % te aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a. Në përfundim të procesit të vlerësimit, shoqëria vlerësuese ka përcaktuar vlerën maksimale të shoqërisë në shumën 15.305.000 (pesëmbëdhjetë milion e treqind e pesëmijë) Euro. Më 25janarë të këtij viti Ministria e Financave ka publikuar ftesën për tenderin e cila ka qenë e shpallur për 30 ditë, deri më datën 23.02.2016. Nga kjo ftesë u përgjigjën 4 kompanitë e mësipërme në tenderin e hapur sot.

INSIG sh.a.” Instituti i Sigurimeve është shoqëria e parë e sigurimeve në Republikën e Shqipërisë, aksionet e së cilës zotërohen 100% nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Shoqëria ushtron aktivitetin e sigurimeve në fushën e jetës dhe jo jetës.

Pin It