Kompjuteri i Google ia kalon njeriut në lojën më komplekse në botë

jjjj

 Në një betejë mes njeriut dhe inteligjencës artificiale (AI), kampioni i botës në lojën Go, u mund nga kundërshtari i tij kompjuter.

Programi DeepMind AlphaGo, i gjigandit Google mundi koreano – jugorin Lë Se – dol, në 5 përballjet e para të lojës, në një event që u mbajt në Seoul.

Në Tetor të 2015 – ës, AlphaGo mundi kampionin e Europës të lojës “Go”, një arritje që nuk pritej të ndodhte edhe për disa vite.

Loja bazohet kryesisht me intuitë pasi ofron mundësi të ndryshme, për këtë arsye mjeshtëria e lojës deri më tani mendohej se ishte një aftësi e njeriut, të cilit i duhen vite për t’u bërë mjeshtër.

Më parë, kompjuteri ia ka dalë të mundë kampionin e botës në shah, por loja kineze “Go” konsiderohet shumë më komplekse dhe e komplikuar.

Deri më tani, ekspertët e AI parashikonin se do të duheshin të paktën 10 vite punë për të zhvilluar një kompjuter aq të mirë sa të mund të mundte njeriun në këtë lojë. Siç duket nga rezultati, ky kompjuter, AlphaGo është gati dhe ai është aktualisht kampioni i botës në Go.

Pin It