Bulqizë, të tjera fakte në lidhje me mësuesin që dhunoi nxënësit

shkolla-ne-bulqiz

Dalin të tjera fakte tronditëse në lidhje me mësuesin 63vjeçarë Agim Muça i cili pikërisht në ditën e mësuesve më 7 mars dhunoi rëndë 12 nxënësit e tij në shkollën 9vjeçare në fshatin Ostren. Një nga nxënëset u lëndua rëndë dhe si pasojë u dërgua në spitalin e Bulqizës për të marrë mjekim të specializuar.

Në interesimin e mediave lidhur me këtë çështje të afërmit e nxënësve dhe vet nxënësit kanë treguar se mësuesi ishte një përdorues i rregullt i alkoolit dhe ushtronte shpesh dhunë barbare ndaj nxënësve. Nxënësit tregojnë se mësuesi Agim Muça vinte shpesh i dehur në klasë dhe ushtronte dhune fizike ndaj tyre.

Dëshmia 1 (flet një nxënëse): Erdhi dhe i rrahu me thupër dhe me dorë. I godiste me kokë te dërrasa. Me thupër i qëllonte te koka, i kapte për veshi…

Dëshmia 2 (flet një nxënës) Erdhi në orën 11: 00 dhe ishte bërë tapë dhe filloi ti godiste fëmijët. I kapte në kokë dhe i gjuante tek banka. I tha që mos tregoni te shpia që ju rrafa.

Tezja e vajzës e cila u lëndua më shumë tregon se mësuesi atë ditë kjishte shkuar i pirë në klasë dhe më pasë kishte nisur të rrah fëmijët.

“Është hera e tretë, ditë e premte ishte. Ai shkon në orën 12 tek klasa deri në orën 3 ca do bëjnë fëmijët pa bukë. Ka qenë i pirë me raki dhe ka shkuar në shkollë dhe i ka rënë gocës. I ka kapur kokën dhe i ka goditur pas tavolinës dhe në derrasë. Pije për vete, por jo për fëmijët”.

polici-1

Menjëherë pasi ngjarja u bë publike, ministria e arsimit shkarkoi mësuesin ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e tij. Për te pare situatën nga afër ishte edhe ministria e arsimit Lindita Nikolla e cila tha se kjo ngjarje është e pa tolerueshme dhe se mësuesi do të marri dënimin përkatës. Ndërkohë që nga Bulqiza ajo paralajmëroi një seri vizitash në të gjitha drejtoritë arsimore për të ndjekur mbikëqyrur situatën.

 

Pin It