Ish-ministri Cani në Komisionin Hetimor për Serverin e Tatimeve

1457688906cani-shkelqim

Ish ministri i financave Shkëlqim Cani ka marrë pjesë këtë të premte në komisionin hetimor për serverin e tatimeve, ku ka deklaruar se kishte marre sinjale nga drejtoria e tatimeve se kishte pasur ndërhyrje në sistem. Madje Cani  është shprehur se ka bindje se ka vjedhje dhe i sugjeron ministrit të ri Arben Ahmetajt të nisë sërish auditin pas mbylljes së hetimit. Në komision nuk ka munguar debati ku pjesëtarë kanë qene Cani dhe Ristani.

Cani: Kisha sinjalizimi nga Drejtoria e Tatimeve se janë bërë ndërhyrje në sistem. Kam zbatuar pikë për pikë rregullat që përcakton ligji për auditin në gjitha procedurat.

Ristani: Kush e bëri shortin e listës së audituesteve?

Cani: Listën e bëri këshilltari im, Panajot Gjiknuri

Ristani: Pse morët ekspertë të jashtëm, ishte bazuar në ligj?

Cani: Po! Këtë të drejtë ma jepte neni 17 i ligjit për auditimin, dhe ne morëm ekspertë të jashtëm pasi Ministria nuk ka të specializuar për këtë çështje.  Kam bindjen se ka vjedhje. I sugjeroj ministrit të ri të nisë sërish auditin pas mbylljes së hetimit.

Ristani: Auditi, përfundimisht ke vepruar pa ligj dhe pa procedurë

Cani: Pse ka shqetësim për grupit të auditimit, kur konstatohen ndërhyrje. Zgjodha praktikën për të sqaruar urgjentisht situatën me risk të lartë. Opozita po i jep mbrojtje politike vjedhjes.

Ristani: Audituesit që dërguat, morën të dhënat dhe u larguan. Jam i qarte keni vepruar pa ligj

Më tej ish-kreu i financave tha se ka zbatuar të gjitha rregullat, përfshi edhe ruajtjen e konfidencialitetit.

“Nuk ishte bërë ndonjëherë testimi i sistemit të sigurisë në serverin e tatimeve. Mu dha sinjal nga auditi për rimbursimin e TVSH-së, sipas të cilit kishte dyshimet për raste të veprimeve në sisteme të paautorizuara. Janë zbatuar të gjitha rregullat, përfshi edhe ruajtjen e konfidencialitetit”, është shprehur Cani.
Në mbledhjen paraardhëse e cila u zhvillua dhjetë ditë më parë u vu re mungesa e Canit ndërsa vartësit e tij u shprehen ai ishte i vetmi që kishte dijeni

Pin It