Komisioni i Venecias vendos pro kushtetueshmërisë së Vettingut

gjykata

Komisioni i Venecias vendosi sot pro kushtetueshmërisë së ligjit të Vettingut, duke e vlerësuar atë në përputhje me ligjin themelor të shtetit.

Vendimi i plotë i këtij komisioni do të zbardhet në mbledhjen e 9 dhjetorit dhe do i paraqitet ambasadorëve të vendeve të BE-së, partive politike shqiptare si dhe Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit pritet të mbajë një qëndrim përfundimtar për heqjen ose jo të pezullimit të ligjit të Vettingut.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, u shpreh se ende nuk e ka marrë opinionin final të Komisionit të Venecias, duke mos komentuar qëndrimin që do të mbajë Kushtetuesja. Gjykata Kushtetuese pezulloi Vettingun në 25 tetor, pas kërkesës së Partisë Demokratike dhe Unionit të Gjyqtarëve dhe e dërgoi atë për vlerësim në Komisionin e Venecias.

Pin It