PD, falënderon komisionin e Venecias: vlerësoi shqetësimet e opozitës

1457706444pdselia

Pasi ka falënderuar komisionin e Venecias për profesionalizmin, paanshmërinë dhe korrektesën qe treguan gjate kohës qe ishin ne Shqipëri për mbikëqyrjen e draftit të reformës në drejtësi, partia demokratike tha se drafti përfundimtar u dha të drejtë shqetësimeve të opozitës për kapjen e politikës.

“Venecia i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike dhe ka rekomanduar çmontimin e kapjes. Venecia ka rekomanduar që palët politike të arrijnë një konsesus bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”, thotë përmes një deklarate për mediat, deputeti demokrat, Eduard Halimi.

Sipas Halimit, opozita ndjehet i inkurajuar që çështjet e ngritura prej saj janë cilësuar si legjitime dhe i janë bashkuar marrëveshjes politike.
“Koha që palët politike të ulen dhe të vendosin për të gjitha çështjet politike, bazuar në një dialog politik të sinqertë, bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”, mbyll deklaratën deputeti demokrat

Pin It