Ne prag te ditës së verës, bashkia e Tiranës parashikon një seri aktivitetesh

Dita-e-Veres-ne-Tirane

Kur kanë mbetur më pakë se 3 ditë nga festa e ditës së verës, bashkia e kryeqytetit ka parashikuar një seri aktivitetesh të cilat do të argëtojnë qytetarët. Kështu një ditë para festës bashkia do të ndërmarrë një nisëm për pastrimin e kryeqytetit. Ndërsa Aktivitetet e ditës së verës nisin që prej orëve të para të mëngjesit të 14 marsit. Nënkryetari i bashkisë , Abaz Hado thotë se i gjithë kryeqyteti do të përfshihet në festime për çdo grupmoshë.

Hado: Do të bëhet një koncert i madh me këngëtarët më të mirë që ka Shqipëria dhe nga Kosova. Përgjatë gjithë bulevardit do të ketë stacione ku performohet art dhe muzika, cirku i Tiranës, Banda dhe fëmijët që bëjnë sfilitë mode. E gjithë Tirana do të ketë aktivitete.

Festimet për ditën e verës prej vitesh janë shndërruar në një traditë edhe për kryeqytetin, ndërsa festa kryesore organizohet në Elbasan, ku edhe lindi kjo traditë.

Pin It