Kryeprokurori Llalla paralajmëron riorganizim të prokurorive

prokuroria-e-pergjithshme1-300x224

Një ditë pasi katër prokurorë të rretheve dorëzuan dorëheqjen me argumentimin për probleme familjare, kryeprokurori Adriatik Llalla nëpërmjet një deklarate për media ka bere me dije se do te ketë një rifreskim te stafit drejtues te prokurorive shqiptare.

 “Këto ndryshime diktohen kryesisht nga nevoja për të përmirësuar rezultatet në ndjekjen penale, si edhe për shkak se prokurorë të ndryshëm kanë vite në pozicione të caktuara në nivel drejtuesish, zv/drejtuesish Prokurorie, si në Prokurori Rrethi, ashtu edhe ne Prokurori Apeli. Gjithashtu, ri formatim pritet të ketë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në reagim.

Sipas njoftimit për mediat, riorganizimi i prokurorive do te realizohet ne disa faza por ato që do te bëhen me përpara janë ato që kanë shfaqur nevoje me urgjente. Ky veprim nga ana e kryeprokurorit ka ardhur pas analizës vjetore te prokurorive ne te gjithë Shqipërinë ku kryeprokurori ka marrë pjesë në të gjitha. Dhe sipas deklaratave nga ky i fundit shqetësimet me te mëdha kane qene pezullimi i çështjeve te shumta për mungesë te dokumentacioneve, vendimet e shumta te pafajësisë si dhe mos bashkëpunimi i institucionit të prokurorisë me dikasteret e tjera si policia.

Një ditë më parë drejtuesit e Prokurorive e rretheve Dibër, Përmet, Lezhë dhe Tropojë përkatësisht Esmeralda Cami, Silvana Pani, Përparim Vukaj dhe Artan Shtrunza paraqitën dorëheqjen.

Pin It