Përplasje mes Misionit të Policisë Europiane në Shqipëri me Prokurorinë

download

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur në një takim të posaçëm misionin Europian të Policisë në Shqipëri “PAMECA”. Sipas burimeve nga Prokuroria, ndër të tjera gjatë bisedimeve kryetari i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj e ka kritikuar “PAMECA”-n se ka tejkaluar kompetencat e sajë, ka ndërhyrë në hetime konkrete si dhe ka dëmtuar imazhin e institucionit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ky reagim i organit të akuzës ka ardhur fill pas publikimit të raportit të PAMECA-s ku i “tërhiqte veshin” Prokurorisë për mungesë profesionalizmi në 4 dosje të nxehta. Sipas Misionit të Policisë evropiane në Shqipëri, prokuroria dhe gjykatat kanë treguar mungesë profesionalizmi në çështjen e pajisjes së përgjimit MC Cachering ku u shkarkuar kryepolici Haki Çako, në lidhje me dosjen e Shullazit, Arben Frrokut dhe të kryebashkiakut të Kavajë Elvis Roshi. Raporti bëri një buj të madhe në mediat shqiptare dhe kjo duket se e ka rënduar shumë organin e akuzës. Kjo përplasje nxjerr edhe një herë në pah “Luftën e ftohtë” midis Policisë dhe Prokurorisë që pavarësisht apeleve të shpeshta nga Minnistri Manjani për më shumë bashkëpunim, një gjë e tillë nuk ka funksionuar.

Pin It