Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të mërkurë drejt Serbisë. Kreu i qeverisë shqiptare, së bashku me homologun serb Aleksandër Vuçiç, do të marrë pjesë ditën e enjte në forumin e gjashte të sigurisë në Beograd, ku do të flitet mbi të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe stabilitetin e Europës Juglindore. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Beograd, Rama do të ketë edhe një takim me përfaqësuesit e luginës së Preshevës dhe Bujanovcit, si dhe të zgjedhur shqiptarë në parlamentin serb. Në ditën e dytë të qëndrimit në Serbi, kryeministri do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Nishit, ku do të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të larë të shtetit, si dhe biznesmenë. Në këtë forum Rama dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshjen për ngritjen e dhomës së tregtisë shqiptaro-serbe, që do të ketë selinë në Tiranë.
Postime të ngjashme
-
Shqiptarët azilkërkues pushtojnë Irlandë...
November 4, 2019 -
Bruksel, mbahet takimi i dytë i dialogut...
February 1, 2017 -
Vuçiç – serbëve: Investoni në Shqipëri, ...
October 15, 2016 -
Forumi i Biznesit Serbi – Shqipëri, Rama...
October 14, 2016