Bruksel, mbahet takimi i dytë i dialogut Kosovë-Serbi

Pregovori Beograda i Prištine01_RAS_foto EU tashana batista_1000x0

Presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar çështje me rëndësi të dialogut dypalësh. Takimi do të mbahet me praninë dhe ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme e Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini.

Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa nga Kosova dhe presidenti Tomislav Nikoliç e kryeministri Aleksander Vuçiç nga Serbia do të ulen në tryezën e dialogut në një takim të dytë në vazhdim të takimit të 24 janarit, ku palët vendosën të lënë prapa tensionet dhe të përqendrohen në punë përbrenda dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi i 24 janarit 2017 pati në fokus situatat tensionuese të krijuara pas tre ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit dhe të vlerësuara nga Prishtina zyrtare si zhvillime provokuese dhe axhenda të rrezikshme: ndërtimi nga Serbia i një muri ndarës afër urës në Mitrovicën Verore, hedhja e një bombë në zyrat qeveritare kosovare në veri, si dhe nisja nga Beogradi i një treni ilegal me mbishkrimin “Kosova është Serbi, i cili u ndalua para se të arrijë në kufi nga njësia speciale e Policisë kosovare.

Pin It