Kalendari historik, 13 tetor

13 Tetori është dita e 286-të e kalendarit gregorian (dita e 287 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 80 ditë.

lhc

Më 13 tetor të vitit 1985, shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar Fermi të Departamentit të Energjisë aktivizuan përshpejtuesin e grimcave bërthamore më të fuqishëm të botës në atë kohë. I vendosur nën tokë në shtetin Illinois, përshpejtuesi kishte një diametër prej 6 kilometrash. Ai përdor magnet të fuqishëm për t’u rritur shpejtësinë pjesëzave të atomit, afërsisht me shpejtësinë e dritës. Nga shkatërrimi i protoneve u çlirua një energji prej 1 trilion 600 miliardë voltësh. Kjo energji ishte tri herë më e madhe se energjia e krijuar nga pajisjet e mëparshme. Përshpejtuesi i ri i grimcave bërthamore ishte projketuar në mënyrë të tillë që t’u krijonte fizikanëve mundësinë e studimit të blloqeve bazë të materies me hollësi të pashembullta. Më vonë, në Zvicër u ndërtua një përshpejtues më i madh grimcash bërthamore.

download

13 tetor 1983: Ameritech Mobile Communications, LLC ofron shërbimin e telefonisë celulare,celular për publikun e gjerë në Çikago. Ky ishte i pari shërbim  i telefonisë celulare për përdorim publik në Shtetet e Bashkuara.

9908fe319b50233d5b5cbbe77990f43d
1992 – U vendos një rekord fluturimi komercial nga një avion i kompanisë supersonik Air France, për rrotull Tokës në 33 orë dhe një minutë.

the-walt-disney-world-resort-a-review-of-the-magic-night

1995 – Walt Disney World Resort pranoi mysafirin e saj të 500-miliontë.

hungry-history-cooking-for-the-commander-in-chief-20th-century-white-house-chefs-istock_000004638435medium-e

1792 – George Washingtoni vendos gurthemelin e parë të Shtëpisë së Presidentit në Uashington, DC, Shtëpia e projektuar nga James Hoban, do të kishte 3 kate dhe më shumë se 100 dhoma. Emri “Shtëpia e Bardhë”, iu dha zyrtarisht në vitin 1901.

migjeni_750070

1911 – Në Shkodër lindi Migjeni ose Millosh Gjergj Nikolla, poet e prozator. Migjeni mësues fshat-më-fshat ishte 26 vjeç kur vdiq. Jo për më shumë se 7 vjet, ai shkroi prozë, skica, poezi që tingëllojnë këngë vajtimi të dhimbjes, varfërisë e mjerimit. Edhe pse nuk pa një libër të vetin të botuar, Migjeni shtroi udhën e letërsisë bashkëkohore shqipe.

chqic

2008 – Parlamenti Evropian ndryshon procedurën e përdorimit të Himnit të Bashkimit Evropian dhe vendosi për tu luajtur vetëm në hapjen e Parlamentit pas zgjedhjeve dhe në seancat formale. Melodia Ode to Joy (nga Simfonia No. 9 e Bethovenit) u adoptua si Himni i Evropës nga Këshilli i Evropës në vitin 1972 dhe pastaj Komuniteti Europian – që nga viti 1983 Bashkimi Europian – në vitin 1995, kjo Melodi u bë Himni kombëtar i Rodezisë. Në vitin 2008, Ode to Joy u përdor nga Kosova si Himn Kombëtar derisa ajo miratoi të vetin – Ode to Joy u luajt në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, edhe si shenjë mirënjohje për rolin e BE-së në pavarësinë e saj nga Serbia.
“Nxitoni, o vëllezër, në rrugën tuaj

Të ngazëllyer si kalorës në fitore.”

Pin It