Deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të vendit.
Po ashtu në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të jetë edhe pjesa e dytë e ditës pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Gjatë natës pritet largim i vranësirave nga i gjithë vendi.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit por edhe orët e mesditës do të sjellin rritje të lehte të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.