Forumi i Biznesit Serbi – Shqipëri, Rama: “Të sillemi sikur jemi në BE”  

vucic-rama13-1011-2014

Shqipëria dhe Serbia duhet të sillen me njëra-tjetrën ashtu si do të vepronin në një të nesërme në BE. Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, një gjë e tillë do të ndihmojë në rritjen ekonomike të dy vendeve.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri, i cili po mbahet në Nish, Rama tha se Shqipëria e Serbia duhet t’i kthejnë kufijtë në ura lidhëse.

“Është e nevojshme t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime”, tha Rama.

Sipas tij nevojitet jo vetëm afrimi i bizneseve, por mbi të gjitha përçimi i këtij bashkëpunimi te administrata. Administrata duhet t’i shërbejë biznesit.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Derb, Aleksandëer Vuçiç, është shprehur pro përmirësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, duke quajtur homologun Rama si mik të Serbisë.

“Rama është një mik i nderuar i Serbisë dhe do të nderohet dhe respektohet në Nish”, tha Vuçiç duke refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Serbisë për ndërprerjen e vizitës së Ramës pas deklaratës për njohjen e Kosovës.

Pin It