Meta: Penalizime për ata që kontrollojnë votën e qytetarëve

auto_meta-ibna-11474616023

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se ata që do të tentojnë të kontrollojnë votën e qytetarëve shqiptarë do të përballen me penalizime të ndryshme.

Meta mori pjesë në seminarin “Forcimi i pavarësisë së organeve Menaxhimi Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të nxjerra në mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”, të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Qendrën për Perspektivë Evropiane (CEP).

Gjatë fjalës së tij në këtë seminar kreu i Kuvendit tha se duhen marrë masa për penalizim maksimal të atyre që tentojnë kontrollin e vullnetit të votuesit përmes presioneve, blerjes së votës dhe fotografimit të saj.

“Duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm ndaj kërkesave të qytetarëve dhe rritjes së cilësisë dhe besueshmërisë të zgjedhjeve. Stabilitetit dhe cilësisë së legjislacionit zgjedhor dhe mënyrës sesi përmbushet transparenca e financimit të fushatave zgjedhore dhe të vetë partive politike”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se nevojitet sa më parë një reformë zgjedhore për të reflektuar rekomandimet e OSBE – ODIHR sipas praktikave më të mira që ekzistojnë.

“Koha në dispozicion është e shkurtër, por është e nevojshme për këto ndryshime dhe duhen shmangur ndryshimet e pamenduara. Duhet bërë në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke procesi i dekriminalizimit.”

Pin It