Marrëdhëniet parlamentare, Meta takon homologun gjerman

meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë zyrtare në Landin Schleswing Holstein të Republikës Federale të Gjermanisë, ku u takua me Kryetarin e Parlamentit të Shtetit, Klaus Schlie.

Takimi vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, veçanërisht ato mes parlamenteve, si instrument të rëndësishëm për të forcuar dhe konsoliduar raportet mes dy shteteve dhe popujve.

Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e Gjermanisë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimin në Bashkimin Evropian.

Ai dhe homologu Schlie ranë dakord për forcimi e shkëmbimeve mes dy parlamenteve si mënyrë për të rritur marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve në të ardhmen.

Ata diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, turizmit, industrisë së peshkimit, tregtisë dhe transportit detar, energjisë së rinovueshme si dhe në fushën e kërkimit shkencor.

Pin It