OBSH: Mbroni fëmijët nga reklamat e ushqimeve të thata

maxresdefault

Teknologjia ka bërë që reklamat e ushqimeve të thata të përhapen masivisht jo vetëm nëpër televizione, por edhe në mediat sociale. E kjo duket shqetësuese për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

OBSH kritikon qeveritë për mënyrën e përdorimit të medias si dhe paralajmëron prindërit të cilët nuk janë të informuar mjaftueshëm për reklamat që kanë fokus fëmijët.

Reklamat që jepen çdo ditë nëpër media janë promovuese të çokollatave, patatinave, sheqernave, kalorive të shumta që sigurisht ngelen të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Menaxheri i programit për ushqimin, aktivitetin fizik dhe obezitetin në OBSH Joao Breda tha për BCC se prindërit nuk e kuptojnë se fëmijët janë shumë herë më të ekspozuar nga këto reklama në mediat online sesa në ato tradicionale si televizioni.

Vende si Britania e Madhe kanë vendosur disa rregulla për t’i mbrojtur fëmijët nga reklamat e ushqimeve të thata. Ata nuk lejojnë transmetimin e tyre gjatë kohës që fëmijët shohin televizion, por revolucioni i medias ka bërë që të gjitha këto taktika të dështojnë.

Pin It