Hapa pozitivë për biznesin, Shqipëria bëhet anëtare e Eurochambers

2014-01-30-klauswelle-at-eurochambersconference

Shqipëria është ripranuar të premten si anëtare me të drejta të plota në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve (Eurochambers). Delegacioni që përfaqësoi Shqipërinë në punimet e këtij parlamenti përbëhej nga nëntë përfaqësues të bizneseve të suksesshme në vend.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha se pjesëmarrja e Shqipërisë në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve është shumë e rëndësishme.

“Qytetarët shqiptarë dhe sipërmarrja tashmë e kanë gjetur rrugën e tyre, që është integrimi dhe anëtarësimi në BE”, deklaroi ai.

Gjatë edicionit të katërt të punimeve të këtij parlamenti nën moton “Europa ka nevojë për biznesin. Biznesi ka nevojë për Europën” morën pjesë 750 biznese nga 45 vende të ndryshme europiane. Delegacioni shqiptar pati mundësinë të merrte pjesë në mënyrë aktive në debatet dhe votimet e zhvilluara të premten.

Pin It