Ligji i ri, bashkitë menaxhojnë shërbimet shoqërore

dsc_3687

Skema e ndihmës ekonomike do të ndahet nga skema e shërbimeve shoqërore. Ligji i ri parashikon për herë të parë ngritjen e një strukture të posaçme në çdo bashki për kryerjen e shërbimeve shoqërore.

Pranë çdo njësie bashkiake do të ketë administrator shoqëror që merret me pagesat në cash, punonjës për shërbimet në familje dhe të tjerë që do ti përgjigjen llojeve të tjera të tipologjive të shërbimeve shoqërore.

Projektligji synon ofrimin e shërbimeve sociale në kohë dhe sipas nevojave të qytetarëve dhe parandalimin e zhvillimin e kushteve apo situatave kërcënuese që prekin grupet në nevojë.

“Të drejtën për të përdorur shërbimet e kujdesit shoqëror do ta kenë individë ose familje të cilët nuk kanë mjetet minimale të jetesës dhe nuk janë në gjendje që t’i sigurojnë ato me punë apo të ardhura nga pronat ose burime të tjera. Sipas këtij projektligji, shërbimet shoqërore mbulojnë të gjithë kategoritë e personave, të cilët janë në pamundësi për të plotësuar nevojat e tyre bazë të jetesës, vetë ose me ndihmën e anëtarëve të familjes, për shkak rrethanave të pafavorshme personale, ekonomike e sociale”, sqarohet në relacion.

Risi në këtë projektligj janë edhe shërbimet e këshillimit si dhe shërbimet me telefon, on line ose të emergjencës.

Pin It