Meta në Berlin, Lammert: Mbështetjen e Gjermanisë e keni, por duhen përmbushur kriteret

meta-lammert-rinas-4

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Berlin ku u takua me Presidentin e Bundestagut Gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert. Në qendër të takimit ishin marrëdhëniet midis dy vendeve dhe progresi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Kryeparlamentari Meta e informoi Presidentin Lammert rreth miratimit me konsensus të paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen gjermane.

Nga ana tjetër Lammert tha se Shqipëria mund të mbështetet te Gjermania për anëtarësimin në BE, por duhen përmbushur kriteret. Sipas tij marrëdhëniet midis dy vendeve aktualisht të krijojnë ndjesinë se Shqipëria është prej kohësh anëtare joformale e klubit.

“Pa një dëshmi të përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes nuk mund të ketë anëtarësim dhe ne mbështesim me kënaqësi të gjitha përpjekjet, në veçanti në parlamentin shqiptar, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore, në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të miratohen, pasi edhe ato kërkojnë kohën e tyre, me shpresën për të patur një përfundim të suksesshëm”, theksoi Presidenti i Bundestagut.

Kryeparlamentari Meta e siguroi Lammert sse Shqipëria është e vendosur për të avancuar me zbatimin e reformës në drejtësi dhe me përmbushjen e të gjithë rekomandimeve të Komisionit në progres-raportin e fundit.

 

 

Pin It