India lufton korrupsionin, eleminon 23 miliardë kartmonedha

indi

Qeveria indiane ka marrë masa për të luftuar korrupsionin duke eliminuar  86% të parave në qarkullim, duke bërë të pavlefshme 23 miliardë kartëmonedha.

Sipas njoftimin nga qeveria qytetarët kanë kohë deri më 30 dhjetor të zëvendësojnë ato me kartëmonedhat e reja, të cilat ende nuk kanë dalë në qarkullim.

Mësohet se kjo lëvizje e qeverisë së Nardendra Modit do të bëhet me qëllim eleminimin e korrupsionit.

Banka Qendrore e Indisë shpenzon çdo vit mbi 400 milionë dollarë për të prodhuar monedhën, ose 1.5% të industrisë globale të kartëmonedhave. Me lëvizjen e re, duke eliminuar një sërë kartëmonedhash, qeveria synon të reduktojë këtë kosto.

Një pjesë e 23 miliardë kartëmonedhave që do të eliminohen do të shfrytëzohen për qëllime industriale, kryesisht do të riciklohen. Pjesa tjetër do të asgjësohet.

Një pjesë e vogël e prej tyre ndërkohë, ka vlerë të jashtëzakonshme për koleksionistët të cilët kanë filluar “gjuetinë”.

Pin It