Studim: Truri i optimistit nuk i pranon mendimet negative

optimisti

Optimistët janë njerëzit që  kanë pritshmëritë e mira në lidhje me jetën punën e çdo gjë që i rrethon.Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen përse optimistët kanë një vështrim pozitiv të gjërave, edhe kur faktet thonë të kundërtën.

Sipas një studimi truri është shumë i zoti në përpunimin e lajmeve të mira për të ardhmen, transmeton BBC.

Megjithatë, tek disa njerëz, gjithçka negative thuajse injorohet- çka bën që njerëzit të shohin botën vetëm në mënyrë pozitive.

Autorët e studimit thonë se optimizmi ka edhe përjetime të rëndësishme shëndetësore. Shkencëtarët e University College në Londër, thonë se 80 përqind e njerëzve janë optimistë, edhe pse nuk e etiketojnë veten si të tillë.

 

Pin It