Studim: Prania e një qeni na bën më pak melankolikë

qeniiii

Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por ai ndihmon për të kaluar momente jo të mira në jetë. Një studim i ri ka zbuluar një formë për ta reduktuar ndjenjën e mallit me anë të një qeni.

Hulumtimi u realizua nga Universiteti i Kolumbias Britanike, në Kanada dhe tregoi  terapia e asistuar me kafshë mund t’i ndihmojë njerëzit të luftjnë nostalgjinë dhe mund të ulë ndjenjën e braktisjes së studentëve gjatë vitit të parë të studimeve.

 Kalimi nga shkolla e mesme në universitet mund të jetë një pengesë për shumë studentë të vitit të parë. “Studentët që provojnë ndjenjën e nostalgjisë e braktisin shkollën dhe interesi i universiteteve është të mbështesë studentët gjatë kësaj faze tranzitore,” – komenton John Tyler Binfet, bashkautor i hulumtimit.

Në këtë studim studentët e 44 universiteteve që kishin pohuar se ndiheshin melankolikë, plotësuan një pyetsor për të matur nivelin e nostalgjisë, kënaqësisë dhe lidhjen me kampusin universitar. Gjysma e pjesëmarrësve kaloi 8 javë në terapi me qen, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që terapitë me qen do të fillonin brenda 8 javëve.

Terapia përfshinte seanca javore prej 45 minutash me ndërveprime me grupe të vegjël me qen. Pas përfundimit të seancave pjesmarrësit e të dy grupeve plotësuan përsëri pyetsorë.  Ata që kishin kontakte me qen kishin një reduktim të trishtimit ose të melankolisë dhe ishin më të kënaqur. Grupi tjetër që i priste seancat shfaqi një rritje të ndjenjës së nostalgjisë.

Edhe pse duhen studime më të thelluara, aftësia e universiteteve për t’i lidhur studentët me kampusin mund të jetë një zbulim për reduktimin e numrit të braktisjeve të shkollës nga studentët e vitit të parë.

Pin It