Vlorë, Prokuroria sekuestron tokën me dokumente fals

toke

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 950 mijë metra katrorë tokë kullotë dhe pyll në zonën e fshatit Peshkëpi, pasi dyshohet se është përfituar me dokumente të falsifikuara. Gjykata e Vlorës i cilësoi të arsyeshme dyshime mbi vërtetësinë e dokumenteve dhe pranoi sekuestrimin e pronës së regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Refat Shanaj.

Hetimet e prokurorisë zbuluan mospërputhje në sipërfaqet e tokës në pronësi të shtetasit të sipërpërmendur. Faktet janë konfirmuar nga Arkivi Qendror Shtetëror, Këshilli i Qarkut Vlorë, edhe me shkresat dërguar Prokurorisë Vlorë.

Nga hetimet rezulton se dokumenti “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, nuk është i vërtetë, por është i falsifikuar.

 

 

Pin It