Nën moton “Fillojmë të flasim” OSBE mundëson shfaqjen “Ata hyjnë pa trokitur”

image001-640x453-1

Shfaqja  “Ata hyjnë pa trokitur” do të vihet në skenë sonte në orën 18:00, në teatrin “Black Box” të Universitetit të Arteve me mbështetjen e OSBE-së  dhe ambasadës gjermane.

Shfaqja është pjesë e projektit të OSBE-së për nxitjen e diskutimeve për të shkuarën totalitare të  Shqipërisë, i cili realizohet me fonde të qeverisë gjermane.

Vepra “Ata hyjnë pa trokitur”, e autorit dhe regjisorit Armand Bora, trajton të kaluarën totalitare të Shqipërisë. Në qendër të saj është një çift – interpretuar nga aktorët Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani – që presin të vijë policia për t’i marrë e dërguar në burg apo më keq. Vepra është shfaqur në disa qytete të Shqipërisë, si pjesë e projektit, si edhe jashtë saj.

Nën moton “Fillojmë të flasim”, Prezenca e OSBE-së ka mundësuar diskutime me nxënësit e shkollave të mesme, një sërë debatesh televizive të transmetuara në televizionin publik, si dhe një anketë kombëtare për njohuritë dhe perceptimet e qytetarëve për të shkuarën totalitare të Shqipërisë dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen.

Pin It