Lauterbrunnen, lugina në alpet zviceriane me 72 ujëvara

lauterbrunnen8-1024x681

Në Berner Oberland në alpet zvicerane rreth 70 km në juglindje të Bernit, shtrihet lugina Lauterbrunnen, e cila konsiderohet të jetë një nga më të bukurat në Evropë.

Në pjesën e poshtme të kësaj lugine gjendet fshati me emrin Lauterbrunnen, që në përkthim do të thotë “shumë burime” e të cilin e ka marrë për shkak se në të ka 72 ujëvara të larta disa qindra metra.

Më e njohura prej tyre është ajo Staubbach, e cila me lartësinë e saj prej gati 300 metrash, është një nga ujëvarat më të larta në Evropë e formuar nga rënia e vazhdueshme e ujit.Një tjetër fenomen madhështor natyror janë dhjetë ujëvarat e larta rreth 200 metra, Trümmelbach, të fshehura prapa maleve, në cilat rrjedhin 20.000 litra ujë për sekondë.

Lauterbrunnen6

Lauterbrunnen9

Lauterbrunnen4

Lauterbrunnen14

Pin It