Ky është viti i dytë që Zvicra zgjedhet vendi më i mirë për të jetuar fal normës së ulët të papunësisë, forcës profesionale të punë, stabilitetit dhe prosperitetet ekonomik.
Vendi Alpin është zgjedhur si vendi më i mirë për të jetuar nga një raport i publikuar ditën e sotme nga “US News and World Raport” në bashkëpunim me Universiteti Wharton në Pennsylvani.
Raporti merr 80 vende dhe i rendit ato në bazë të atributeve që konsiderohen të rëndësishme “për suksesin e një kombi modern” të tilla si rritja ekonomike, cilësia e jetës dhe ndikimi që këto vende kanë.
Vendin e dytë të këtij raporti e ka zënë Kanadaja e në vend të tretë renditet Gjermania.
Nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar është renditur në vendin e katërt e ndjekur nga Japonia, Suedia dhe Australia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë reditur në vend të tetë, të ndjekuara nga Franca dhe Norvegjia.