Prezantohet java e praktikave profesionale në Shqipëri

Për të dytin vit rradhazi, SwissContact organizon Javën Evropiane të Aftësive Profesionale.

Në datat 20-24 Nëntor kompani dhe institucione të shumta në të gjithë Evropën do të organizojnë qindra aktivitete me qëllim promovimin dhe zhvillimin e aftësive profesionale mes të rinjve.

Kompanitë private nga njëra anë, vijojnë të mbeten “të etura” për profesionistë, ndërkohë arsimi profesional ka përshpejtuar së fundi hapat për t’iu afruar nevojës së biznesit.

Mendojme që kjo javë eventesh, do të shërbejë për të dëshmuar mes historive të praktikantëve dhe bizneseve partnere, ndikimin pozitiv që modeli i praktikave ka patur për nxënësit dhe komunitetin që në vitin e parë ”, shprehet Z. Fatjon Dragoshi, Menaxher i Projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J)

Përgjatë kësaj jave do të organizohen 9 aktivitete në qytetet, përkatësisht në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Berat dhe Vlorë. Aktivitetet pritet të përfshijnë prindër, nxënës të shkollave 9 vjeçare si dhe nxënës e mësues të shkollave të mesme (profesionale ose jo), banorë të qyteteve ku do të zhvillohen aktivitetet, biznese rajonale, sipërmarrje të mëdha mbështetëse dhe ekspertë të kësaj fushe.

Java e Praktikave Profesionale në Shqipëri, do të promovojë krijimin e një sistemi funksional per sigurimin e praktikave profesionale midis 3 aktorëve: shkollës, biznesit dhe nxënësit.

Në serinë e eventeve përfshihen Panaire Praktikash Profesionale, konferenca dhe seminare që synojnë të ndërgjegjësojnë publikun dhe të ftojnë palë të ndryshme të interesuara të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë dhe ofertës së arsimit dhe praktikave profesionale në Shqipëri.

 

Pin It