8 gjëra të rëndësishme për një fundjavë të shkëlqyer

Përvetësoni aftësi të ndryshme

Fundjavat duhet të ndryshojnë nga ditët e tjera. Ato duhet të mbushen me aktivitete për të cilat mund të mos keni kohë gjatë javës. Disa mund të luajnë futboll, të bëjnë shëtitje me biçikletë, të luajnë në piano etj. Ndryshimi i aktivitetit në fundjavë ndihmon mendjen dhe trupin të tejkalojnë stresin e grumbulluar.

Planifikojeni fundjavën

Jo minutë pas minute, por përcaktoni disa aktivitete kryesore për fundjavën, sepse në të kundërt do të mbeteni gjithë ditën mbyllur në shtëpi me telekomandën e televizorit në dorë. Lejojini vetes kënaqësinë e të argëtuarit, pasi lumturia ju shton produktivitetin në punë si të jeni kthyer pas pushimeve.

Bëni diçka të dielën në mbrëmje

Mos u dorëzoni deri në momentin e fundit të së dielës. Kështu fundjava do të duket më e gjatë dhe e hëna më larg. Planifikoni një darkë të madhe familjare, e cila mund të kthehet në një traditë të së dielës, ku brezat të takohen vazhdimisht. Ose vendosni të shihni një film së bashku, të lexoni, të luani lojëra në shtëpi etj.

Shfrytëzoni mëngjeset

Mëngjeset e fundjavave zakonisht shpërdorohen dhe kalohen në shtrat deri vonë, ose me punë shtëpi që nuk mbarojnë kurrë. Nëse zgjoheni herët mund të fitoni kohë për t’i bërë gjërat siç duhet. Po ashtu nëse të gjithe japin kontributin e tyre për punët e mëngjesit, të gjithë do të shijojnë më shumë pjesën e mbetur të ditës.

Ndërtoni tradita

Familjet e lumtura ndërtojnë tradita të përbashkëta. Darka e së premtes, mëngjesi i së shtunës, ose dreka e së dielës mund të kthehen në takime të përjavshme të familjes së madhe, duke ndryshuar ndoshta vendtakim nga një familje në tjetrën. Kjo e mban familjen bashkë dhe shton lidhjen mes anëtarëve të saj.

Planifikoni kohën e dremitjes

Kjo nuk është e vlefshme vetëm për të vegjëlit, por edhe për të rriturit. Pak gjumë në drekë ndihmon për rifitimin e energjive dhe çlodhjen fizike dhe mendore.

Përcaktoni kohën për punët

Mos e harxhoni gjithë fundjavën duke pastruar, duke bërë pazar ose duke rregulluar gjërat e prishura në shtëpi. Përcaktoni një kohë të posaçme për të mbaruar gjithë detyrat shtëpiake dhe pastaj pjesën tjetër të fundjavës përdoreni për t’u çlodhur.

Thojini “jo” teknologjisë

Pak kohë larg kompjuterit, telefonit, televizorit është e dobishme për trurin tuaj. Sikur të paktën për disa orë nxiteni familjen të qëndroni larg pajisjeve elktronike dhe kaloni kohë me njëri-tjetrin duke luajtur shah, duke formuar një puzzle ose thjesht duke biseduar. Kjo do ju afrojë shumë më tepër.

Pin It