Si të argëtoheni në fundjavë pa shumë shpenzime

Kjo është një listë që ju tregon se si mund të argëtoheni në fundjavë pa zbrazur kuletën dhe pa shumë veshtirësi. Tani mund t’i jepni fund të gjitha dyshimeve dhe fundjavave pasive.

  1. Shko në park

Merr familjen ose një apo disa miq dhe argëtohu në lojërat aty, në shilarëse etj si dikur në fëmijëri.

  1. Shikoni perëndimin e diellit

Gjeni vendin më të përshtatshëm dhe shkoni të ndiqni perëndimin e diellit. Merrni dylbi, bëni fotografi, pikturoni etj.

  1. Piknik

Përgatisni një shportë me ushqime dhe hani drekë bashkë me njerëzit tuaj më të dashur në natyrë.

  1. Luani lojëra

Tenis, volejboll, futboll, bowling, patinazh, lojëra popullore; të gjitha këto mund t’ju sigurojnë një fundjavë të rrallë plot energji pozitive.

  1. Shëtitje me biçikleta

Mund të organizoni edhe gara të ndryshme mes miqsh dhe kjo është jo vetëm argëtuese, por edhe shumë dobishme për shëndetin.

  1. Bëni një parti të përbashkët

Secili prej të ftuarve le të sjellë ushqime, fruta, ëmbëlsira ose pije. Pastaj mund t’i ndani me njëri-tjetrin, të bisedoni dhe të kaloni kohë së bashku.

  1. Kamping në oborrin tuaj

Improvizoni çadrat e kampingut në oborrin e shtëpisë dhe piqni drekën ose darken tuaj në zgarë, ndizni zjarr dhe tregoni histori deri vonë.

  1. Dilni për akullore
  2. Shkoni në muze ose kopsht zoologjik

Këto janë vende ku mund të mësoni dhe argëtoheni njëherësh. Mund ta merrni drekën me vete nëse nuk doni të shpenzoni ekstra.

  1. Ftoni fqinjët

Mund të mos jetë një aktivitet i zakonshëm por mund të rezultojë shumë i bukur. Gatuani së vashku e gjithë familja dhe përgatisni një drekë të shijshme, më pas ftoni fqinjët. Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe thjesht për një çaj ose ëmbëlsirë. Kështu do të ndërtoni një komunitet ndryshe.

  1. Shkoni për peshkim

Mund të jetë vërtet çlodhëse dhe jashtëzakonisht kënaqësindjellëse nëse keni shoqëri të mire, por edhe nëse doni të kaloni pak kohë vetëm me zhurmën e ujit.

  1. Bëni një Puzzle së bashku
  2. Vizitoni të pastrehët ose të varfrit e zonëes

Mund të përgatisni pako të vogla me ushqime dhe veshmbathje, dhurata të vogla për ta dhe të shkoni të ndani pak kohë me njerëzit në nevojë në komunitetin tuaj.

  1. Merruni me kopshtin

Nëse nuk keni kopsht me ballkonin tuaj. Ju mund të mbillni lule, pemë dhe të kujdeseni për ato që keni mbjellë tashmë. Puna me tokën dhe bimët mund të jetë vërtet çlodhëse për trupin dhe mendjen tuaj.

  1. Shkruajuni, kontaktoni të afërmit

Fubndjava mund të jetë dita e duhur për të folur në telefon, internet ose për t’iu shkruar letra të afërmve dhe miqve që keni kohë pa i kontaktuar dhe që gjatë ditëve të javës rutina dhe angazhimet e tjera nuk ju lejojnë t’iu ndani kohë si duhet.

Pin It