Leximi i librave bashkarisht, e bën një familje të lumtur!

Një nga sekretet për një familje të lumtur është, veç të tjerash, edhe leximi i librave bashkarisht, me zë të lartë. E thonë mjekët dhe studiuesit.

Ka shumë studime se pse është e dobishme t’u lexosh fëmijëve. Sipas ekspertëve të pediatrisë, prindërit që u lexojnë çdo ditë fëmijëve me zë të lartë i ndihmojnë ata të marrin aftësitë bazë të gjuhës dhe komunikimit.

Nëpërmjet çdo paragrafi që lexoni, ju lidheni me fëmijën tuaj nëpërmjet fjalëve të reja, nëpërmjet një bote të re, personazheve të ndryshme dhe historive të pabesueshme. Kalimi nga librat me ilustrime tek ata më të ndërlikuar është shumë i rëndësishëm në zhvillimin mendor të fëmijës.

Për ta bërë më interesante dhe të këndshme kohën që kaloni me fëmijën zgjidhni libra që ju argëtojnë të dyve dhe ku angazhohen njëlloj si lexuesi, edhe dëgjuesi.

Pin It