Falenderues në çdo frymëmarrje…

Profeti (a.s) e falenderonte gjithmonë Allahun për mirësitë e panumërta që ia kishte dhënë. Ajo që përjetonte Profeti (a.s), ishte në harmoni të plotë me mirësitë që i kishte dhënë Allahu. Falenderimi që bënte Profeti (a.s) nuk ka qenë thjesht një fjalë që diltenga goja, por ai buronte nga ajo që ai (a.s) përjetonte. Duke hedhur një vështrim në jetën e Profetit (a.s), shohim se ai (a.s) ishte lavdërues, falenderues, përkulej në ruku dhe binte në sexhde, ishte rob i Allahut dhe punëmirë, duke zbatuar kështu ajetet kuranore që flasin rreth lavdërimit dhe falenderimit të Allahut. Një prej këtyre ajeteve është: “O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni…” [Surja Haxh, 77]

Pin It