Samsung fiton 49 Çmime iF Design Awards

Samsung Electronics njoftoi se ka fituar 49 Çmime iF Design Awards, duke përfshirë një çmim të artë, i njohur botërisht si “International Forum Design Awards 2017”. Tridhjetë e pesë nga çmimet u dhanë për dizajnin superior të produkteve, katër për konceptin profesional të dizajnit, shtatë për dizajnin e komunikimit dhe tre për dizajnin e paketimit.

“Përmirësimi i një produkti është i lehtë, por përmirësimi i stilit të jetesës së konsumatorit është e vështirë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për realizimin e dizajnit që argëton dhe përmbush jetën e konsumatorëve tanë nëpërmjet inovacionit të fokusuar tek ata “, tha BK Yoon, President dhe CEO i Samsung Electronics dhe Shefi i Qendrës së Dizajnit të Korporatave në Samsung.

Samsung mori çmimin e artë për “ArtPC Pulse”, një kompjuter desktop premium me module të avancuara dhe të zgjerueshme. “ArtPC Pulse” integron një PC të përformancës së lartë në një formë cilindër të rafinuar. Ajo mund të zgjerojë funksionet e saj me modulet e zgjeruara për ruajtjen HDD dhe një altoparlant 360-gradë në një strukturë të ndashme rrotulluese. Dizajni fitues i “ArtPC Pulse” përfshin stilin minimalist në trupin e tij plotësisht metalik ndërsa butonat dhe portat janë vendosur të gjitha në pjesën e pasme të produktit.

Përveç marrjes së çmimit të artë, Samsung fitoi edhe 34 çmime të tjera “iF Design Awards” për kategoritë e produkteve:

Seria e Galaxy S7, telefon i mençur i projektuar me teknologji xhami 3D për të rritur kontrollin;

Ora e mençur Gear S3 me një kornizë inovative të rrumbullakët dhe rrotullim UI;

Level Box Slim, një altoparlant portativ i vogël, i cili dyfishon fuqinë për të mbajtur smartphonët e përdoruesve të karikuar nëse është e nevojshme, së bashku me përfitime të tilla si rezistencë ndaj spërkatjes, kështu që altoparlanti mund të përdoret me lehtësi në tualet, në afërsi të një pishinë ose në bregdet;

SUHD TV KS9500, TV premium me një dizajn 360 gradë, përfshirë një ekran të harkuar në pjesën e përparme dhe një linjë metalike në anën e pasme;

Smart Hub Family RB38K7998S4, frigoriferi që përmban një ekran me prekje 21.5” LCD i cili lejon përdoruesit të menaxhojnë dhe të shohin ushqimin në frigorifer pa patur nevojë të hapin derën.

Organizuar nga Forumi Ndërkombëtar i Dizajnit, “iF Dizajn Awards” filloi në Gjermani në vitin 1953. Prezantimi e produkteve bazohet në një vlerësim të plotë të projektimit, përshtatshmërisë së materialit, inovacionit dhe shtatë kategori të tjera: Produkt, Paketim, Komunikim, Arkitektura e brendshme, Koncepti Profesional, Projektimi i Shërbimit, dhe Arkitektura.

Pin It