Kostoja e reformës në drejtësi, mungon 60% e shumës së kërkuar

buxhet

Zbatimi i reformës në drejtësi kushton rreth 175 mln euro, afërsisht sa 20% e buxhetit vjetor të vendit. Qeveria ka siguruar deri tani 40% të shumës, ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga donatorë ende të papërcaktuar.

Përmbushja e kësaj shume nga buxheti i qeverisë shqiptare duket shumë e vështirë, pasi buxheti vjetor llogaritet deri në 4 miliardë euro. Prandaj Ministria e Drejtësisë e ka shpërndarë këtë buxhet për drejtësinë në 4 vjet, dhe në dokument është saktësuar se ende nuk dihet se ku do të gjenden këto para.

Nga buxhetit i shtetit, Strategjia Ndërsektoriale thotë se do të marrë rreth 65 milionë euro në këto 4 vjet, ndërsa nga donatorët është parashikuar një shifër prej 3 milionë eurosh. Hendeku financiar në dokument është parashikuar prej 105 milionë euro.

Fondet e nevojshme, 60%, do të akordohen nga financimet IPA të Bashkimit Evropian, të cilat pritet të rriten me hapjen e negociatave. Këto fonde do të shpërndahen në sektorë të ndryshëm të drejtësisë, si Shkolla e Magjistraturës, institucionet e burgimit, gjykatat etj.

 

Pin It