Liga e Kampionëve, Juventus luan vendin e parë në Sevilje

champions-league-trophy

Sot në mbrëmje në orën 20:45 Juventus do të jetë i impenjuar në Ramon Sancez Pizhuan në ndeshjen e 5-të të grupit H kundër vendasve të Seviljes. Sevilja e kryeson këtë grup me 10 pikë, 2 më shumë se Juventus dhe 6 më shumë se skuadra Franceze e Lyon e cila mban vendin e 3-të. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren pasi në lojë është vendi i 1-rë, që kërkohet me ngulm nga skuadra e Juventus për të shpresuar në një short më të lehtë në raundin tjetër të ligës së kampionëve. Juventus vjen në këtë sfidë pa Higuain, Dibala dhe Benatia të cilët nuk janë grumbulluar me ekipin që ka udhëtuar për në Spanjë. Trajneri i Juventus është shprehur se do të luajë për 3 pikët por nuk i ka dhënë shumë rëndësi vendit të parë pasi sipas Alegrit i rëndësishëm është kualifikimi në fazën tjetër. Juventusi do të kualifikohej matematikisht në rast fitoreje por për vendin e parë duhet pritur mbyllja e të gjitha ndeshjeve të këtij grupi. Sfida tjetër në këtë grup është ajo midis Lyon dhe Dinamo Zagreb në fushën e këtyre të fundit. Në këtë ndeshjë pritet një fitore e francezëve pasi ekipi kroat nuk ka grumbulluar asnjë pikë në 4 ndeshjet e luajtura deri tani.

Pin It