Reali me mision në Lizbonë

bs7f4nocuaedjsa

Reali i Madridit dhe Ronaldo do të luajnë sot ndeshjen e 5-të në grupin F , kundër Sportingut të Lizbonës ,ku do të kërkojnë 3 pikët për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup. Ronaldo kthehet në ekipin ku u rrit dhe ku hodhi hapat e parë në botën e futbollit profesionist. Serxho Ramos është rikthyer në listën e të grumbulluarve dhe pritet të luajë disa minuta. Sipas trajnerit Zidanë në këtë ndeshje e rëndësishme është të fitohet dhe nuk duhet bërë llogari. Dortmundi kryeson grupin F  me 10 pikë dhe sot ka një ndeshje relativisht të lehtë në letër kundër Legias së Varshavës në Signal Iduna Park. Reali ndodhet në vendin e 2-të me 8 pikë e ndjekur nga Sportingu dhe Legia me nga 3 dhe 1 pikë respektivisht. Ndeshjet e këtij grupi fillojnë në orën 20:45 minuta.

Pin It