Mbyllen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, kalojnë Real, Juventus, Leverkusen dhe Lejster. Rekord në Dortmund.

cl-sonuc

Janë mbyllur ndeshjet e 5-ta për grupet E,F,G dhe H. Real ii Madridit ka fituar në Lizbonë me shumë vështirësi 2 me 1. Golat janë shënuar nga Benzema në minutën e 87 dhe Varane në të 29. Për vendasit kishte barazuar Silva me 11 metërsh në minutën e 80. Reali kalon në fazën tjetër. Ndesja tjetër në këtë grup ka shënuar një rekord. Dortmundi mposhti polakët e Legias me rezultatin 8 me 4 duke thyer rekordin e më shumë golave të shënuar në një ndeshje që kur kompeticioni mori emrin Champions League. Juventusi kaloi me jo pak vështirësi në Spanjë me rezultatin 3 me 1 por vendasit e Seviljes  luajtën me një lojtar më pak që në minutën e 36 kur Vazkez u ndëshkua me karton të kuq. Golat u shënuan nga Pareha për vendasit dhe Markizio, Bonuci dhe Manzhukixh për miqtë. Juventusi kalon në fazën tjetër. Është kualifikuar gjithashtu skuadra e Lejsterit e cila ka mundur Bruzhin me rezultatin 2 me 1. Lejster pas surprizës së vjetshme në Angli vazhdon të na surprizojë edhe këtë edicion në Ligën e kampionëve. Supriza ka ardhur në grupin E, aty ku skuadra e Totenhamit është tashmë e eliminuar nga kompeticioni. Kalojën në fazën tjetër skuadra e Leverkusenit dhe Monakosë. Vërtet një mbrëmje magjishme kjo e sotmja me plot gola, spektakël dhe verdikte të papritura.

Pin It