Bashkia Tiranë, taksa të njëjta dhe më shumë investime në 2017

Financial Planning and Review of Year End Reports

Paketa fiskale për vitin 2017 për Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë ndryshime, ndërsa buxheti për investimet është rritur me 18% krahasuar me vitin 2016. Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm, ky është buxheti më i madh për investimet në historinë e Bashkisë së Tiranës.

Sipas relacionit të Bashkisë Tiranë për vitin 2017 “fondi total për shpenzime kapitale është 5,994,816,861 lekë ose 41.6% ndaj totalit të shpenzimeve”.

Tatimi thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël do të mbetet në të njëjtin nivel si më parë. Kështu, biznesi me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë lekë do të paguajë zero taksa. Biznesi me qarkullim vjetor nga 5 deri në 8 milionë lek do të paguajë 5 % të fitimit të mundshëm.

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme për shtëpitë e banimit mbetet në të njëjtin nivel si më parë. Gjithashtu, do të aplikohet ulja 30 % për njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Pezë, Petrelë, Kërrabë, Ndroq, Shëngjergj, Zall Herr dhe Zall Bastar. Për sa u përket ndërtesave për tregti, kjo taksë nuk ndryshon po ashtu. Në 10 komunat e sipërpërmendura kjo taksë është sërish 30% më  e ulët se në pjesën tjetër të Tiranës.

Taksa mbi truallin do të jetë në të njëjtin nivel, ku invalidët do të paguajnë vetëm 0.56 lek/metër katror, ndërsa bizneset vetëm 20 lekë/m në vit.
Taksa e fjetjes në hotel do të jetë 350 lekë/nata për hotelet me 4-5 yje, ndërsa për bujtinat, motelet, etj, do të jetë vetëm 140 lekë për çdo natë.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të vazhdojë të llogaritet ën kufijtë e 4% deri në 8 % me çmimin e shitjes.

Taksa e kalimit e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme do të jetë 110 lekë/m për ndërtesat e banimit, 2200 lek/m për ndërtesat për tregti e shërbime dhe 1550 lekë/m për ndërtesa të tjera. Ndërkohë, do të vazhdojë të aplikohet ulja me 30 % për njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Pezë, Petrelë, Kërrabë, Ndroq, Shëngjergj, Zall Herr dhe Zall Bastar.

Taksa e tabelës për tabelat identifikuese deri në 2 metër katror do të mbetet zero. Për tabelat mbi 2 metra, pra tabelat reklamuese, kjo taksë do të ngelet në nivelin 45.500 lekë në vit.

Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore do të mbetet në të njëjtat nivele. Ajo do tu kushtojë familjeve vetëm 1800 lekë në vit, ose 150 lekë në muaj. Sigurisht që pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike apo në shtresat në nevojë përjashtohen nga kjo taksë. Për biznesin kjo taksë do të variojnë në bazë të të ardhurave nga 4000 lekë në vit për biznesin e vogël deri në 37000 lekë në vit për biznesin e madh dhe atë VIP.

Për vitin 2017 është llogaritur që të ardhurat për taksat dhe tarifat vendore të arrijnë në shumën 13.776.919.744 lekë me një rrije prej 13 % krahasuar me vitin 2016. Kjo rritje vjen edhe për arsye të rishikimit të kapacitetit të taksave dhe tarifave, duke identifikuar me saktësi subjektet që duhet të likuidojnë këto detyrime. Për vitin 2017 vlera e transfertës së pakushtëzuar akorduar për Bashkinë e Tiranës është në shumën 1.913.119.744 lekë, ose 25 % më e lartë se transferua e vitit 2016, që e shprehur në vlerë monetare është 381.660.775 lek më shumë.

Taksa mbi pasurinë. Për vitin 2017 janë parashikuara të ardhura nga kjo taksë në vlerën 1.835.767.000 lekë, nga të cilat 235.676.000 lekë vijnë nga subjektet familjare dhe 1.600.000.000 nga subjektet tregtare. Parashikohet që numri i njësive vitin e ardhshëm të jetë 38.488 njësi dhe sipërfaqet aktive për arkëtim të jenë 5.408.306 metër katror. Taksa e pasurisë është  një nga burimet më me peshë në bushtin e Bashkisë Tiranë dhe përbën 17 % të totalit të të ardhurave të veta.

Taksa mbi tokën bujqësore. Si rezultat i reformës administrativo-territoriale, Bashkisë së Tiranës i janë shtuar edhe sipërfaqe toke bujqësore. Planifikimi për vitet e ardhshme është parashikuar rreth 2 herë me i lartë se në 2013. Për vitin 2017, të ardhurat nga taksa e truallit është parashikuar 45.000.000 lekë, në 2018 është 48 milionë lekë, ndërsa në 2019 është parashikuar 50 milionë lekë.

Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave. Kësaj tarife i nënshtrohet të gjithë familjet, personat fizikë dhe juridikë, vendas dhe të huaj që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të bashkisë së Tiranës. Ajo mblidhet nga Drejtoria e Taksave vendore për biznesin dhe nga Ujësjellës Kanalizimet për kategorinë familjarë. Kjo tarifë do të arkëtojë 2.422.710.000 lekë në vitin 2017.

Tarifa e parkimit. Tarifa për parkimin e automjeteve në vend parkimet publike përfaqëson pagesën e shërbimit që ofron Bashkia e Tiranës për vendqëndrimet e mjeteve kundrejt biletës, atyre të rezervuara dhe për taksitë e licencuara.

Me qëllim evidentimin e ndjekjen operacionale të parkimit, territori i Bashkisë së Tiranës është detajuar në zona tarifore sipas tipologjive, me qëllim vendosjen dhe vjeljen e tarifës së shërbimit të parkimit publik me pagesë: zona A, tarifa e parkimit në rrugë është 100 lekë/ora, zona B 40 lekë/ora, zona C është 20 lekë/ora. Nga ky sektor pritet që të ardhura të shkojnë 450 milionë lekë të rinj gjatë vitit 2017, nga ku, 100 milionë janë nga parkime me kontratë dhe 350 milionë nga parkimi me bileta.

Pin It